Ditë e ngrohtë pranvere. Parashikimi i motit sot

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Në det do të ketë valëzim të forces 1 ballë.