‘Dita e Rinisë’/ PROTESTA simbolike e qytetarit në Kukës: Prindërit ‘PA’ fëmijë! (PANKARTAT)

Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka protestuar në mënyrë simbolike në 8 dhjetor, në ‘Ditën e Rinisë’ në sheshin e qytetit.

Me parrulla simbolike në duar, Muslia ka goditur plagën e madhe të shoqërisë shqiptare në dekadën e fundit, atë të shpopullimit.

‘Sot Shqipëria është pa rini. Kukësi e vuan më së shumti mungesën e rinisë. Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga papunësia, pagat e ulëta, varfëria, nepotizmi, gjendja e mjeruar e fshatrave, mungesa totale e prespektivës, mungesa totale e projekteve që ngallin shpresë – zhvillim ekonomik – dhe meritokraci. 2026-ta do ta gjeje shtëpinë kuksjane pa të rinjë, prindërit pa fëmijët e tyre pranë, por edhe fëmijët pa prindërit e tyre pranë pasi kanë ikur në emigracion, gjyshërit pa nipa dhe mbesa, shkollat më më pak nxënës’, shkruan Muslia në Facebook.

Reagimi i qytetarit, Besmir Muslia:

MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE

Sot në të ashtëquajturën dita e rinisë, ku asgjë nuk i ka ngelë kësaj dite, përpos kujtimi i Dhjetor 1990, organizova një reagim në sheshin para Bashkisë Kukës.

Sot Shqipëria është pa rini.

Kukësi e vuan më së shumti mungesën e rinisë. Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga papunësia, pagat e ulëta, varfëria, nepotizmi, gjendja e mjeruar e fshatrave, mungesa totale e prespektivës, mungesa totale e projekteve që ngallin shpresë – zhvillim ekonomik – dhe meritokraci.

2026-ta do ta gjeje shtëpinë kuksjane pa të rinjë, prindërit pa fëmijët e tyre pranë, por edhe fëmijët pa prindërit e tyre pranë pasi kanë ikur në emigracion, gjyshërit pa nipa dhe mbesa, shkollat më më pak nxënës.

Kjo gjendje e sotme ku ndodhet shoqëria shqiptare pa rini, është një gjendje mjaft shqetësuese, pasi rinia është pjesa më vitale dhe më energjike e zhvillimit shoqëror.

Rinia është kapitali më i çmuar i një vendi.

MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE.