DITA 5 e luftës në Izrael/ Goditet shtëpia e komandantit të Hamasit. Shënohen rreth 2300 viktima

Sot është dita e pestë e konfliktit mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit.

Komisioni i Kombeve të Bashkuara njoftoi se tashmë ka “prova të qarta” të krimeve të luftës të kryera nga të dyja palët në konflikt gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës, si dhe në Izrael, duke përfshirë vrasjen e civilëve.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 2300 njerëz kanë humbur jetën nga konfliktet, dhe mbi 7000 janë të plagosur.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se SHBA-ja po shton ndihmën ushtarake për Izraelin në mënyrë që të forcojë sistemin e mbrojtjes ajrore “Iron Dome”. •Tashmë ka arritur avioni i parë me municione amerikane.

Gjatë natës, sulmet ajrore izraelite në Gaza goditën shtëpinë e një të afërmi të komandantit ushtarak të grupit palestinez Hamas, Muhamed Deif, duke lënë të vrarë fëmijët dhe të afërmit e tij. •OKB-ja paralajmëroi se rrethimi i plotë i Gazës, i shpallur nga Galan, është i ndaluar nga ligji ndërkombëtar humanitar.