Disa lajme të tjera nga kronika në qarkun e Elbasanit gjatë orëve të fundit

Goditje fizike për motive të dobëta, procedohen penalisht katër persona në Librazhd dhe Elbasan

Elbasan, 7 maj 2025 – Katër shtetas janë proceduar penalisht nga policia për ushtrim dhune fizike në dy ngjarje të ndryshme. Në Librazhd, 47-vjeçari A. B. është proceduar pasi ka qëlluar me shuplakë një grua 42-vjeçare për motive të dobëta. Ndërkohë, dy të mitur 16 dhe 17 vjeç janë proceduar pasi kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar të tyre.

Po ashtu, në Elbasan, një 17-vjeçar është proceduar penalisht për kanosje verbale ndaj një 16-vjeçari. Të gjitha rastet janë nën hetim nga komisariatet përkatëse.

Gramsh/ Kanosje dhe dëmtim prone nga një 51-vjeçar me probleme mendore

Gramsh, 7 maj 2025 – Policia e Gramshit ka referuar në Prokurori një rast kanosjeje dhe dëmtimi prone, ku është përfshirë një 51-vjeçar me probleme të shëndetit mendor. Shtetasi Ç. S. ka kërcënuar verbalish një grua 47-vjeçare dhe i ka dëmtuar sahatin e ujit të pijshëm të banesës së saj.

Ngjarja është dokumentuar nga Policia e Gramshit, ndërsa procedimi penal ka nisur për veprime të mëtejshme nga Prokuroria.

Elbasan/ 77-vjeçari përplas lehtë një të ri në rrugën “Qemal Stafa”, procedohet penalisht

Elbasan, 7 maj 2025 – Një aksident me pasojë të lehta është regjistruar në rrugën “Qemal Stafa”, ku një 77-vjeçar, P. Z., ka përplasur me automjetin e tij një 18-vjeçar, A. F. Viktima ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit.