Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut.
Kjo plagë është intensifikuar në mjedise të ndryshme, duke u kthyer ndër problemet më të mëdha sot.
Personazhe të njohur nga vendi e gjithë bota përpiqen herë pas here që të ngrenë zërin për ndërgjegjësim, duke ndarë historitë e tyre e duke përdorur platformat e tyre sociale për të pasur më shumë zë.
Një ndër personazhet që i ka dhënë shumë zë kësaj kauze është edhe Luana Vjollca, e cila jo vetëm që ka reaguar, por ka themeluar një platformë të saj, “Thuaje”, për t’i dhënë fuqi grave e vajzave në çdo ditë të vitit.
Herë pas here edhe në emisionet e saj ajo gjithmonë është përpjekur të prekë të tilla tema, që kanë për qëllim fuqizimin e gruas dhe mbrojtjen e saj.
Personazhe të tjerë si Beatrix Ramosaj, Jonida Vokshi, Elvana Gjata, Bora Zemani, Aulona Musta, Rozana Radi, Xhensila Myrtezaj, Rudina Dembacaj etj, janë i janë bashkuar herë pas here edhe protestave të bëra në mbrojtje të grave dhe vajzave.
Kujtojmë se një nga personazhet që ka bërë më shumë bujë me historinë e saj është Antonela Berisha, e cila ka rrëfyer mes lotësh dhunën që ka kaluar në familje nga i ati dhe partnerët.
Gjithashtu Kejvina Kthella, ka ndarë historinë e saj të dhunës nga partneri, histori që bëri bujë pas rrëfimit të saj.
Zhaklin Lekatari gjithashtu ka ngritur zërin herë pas here në mbrojtje të grave e vajzave, duke u bërë një advokuese e madhe në mbështetje të tyre.
