Digjet makina në Lungomare

Një makinë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Mësohet se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në Lungomare.

Makina ka marrë flakë në ecje dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Nga flakët fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.