Ai ka reaguar në lidhje me djegien e makinës përmes disa postimeve në InstaStory, ku ka treguar se makinës i është vënë flaka rreth orës 04:00, teksa paralajmëron se nëse nuk i gjejnë autoritetet autorët, atëhere aui do i gjejë vetë, pasi sipas tij, kjo është e disata herë që i ndodh.
“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”, shkruan ai.
Policia ende nuk ka një njoftim në lidhje me ngjarjen në fjalë, teksa nga pamjet e publikuara anga vetë Kozaku, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
