SHKODRA- Dy atomjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Shkodër. Mësohet se pronar i automjeteve tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, është i njejti person, Sabaudin Hoxha. Gjithashtu bëhet me dije se nga kjo ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi:
Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
