Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore priten rrebeshe afatshkurtra shiu.
TIRANË- Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore priten rrebeshe afatshkurtra shiu.
Ndërsa e gjithë vija bregdetare mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 38°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarqet Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
