Njoftimi i Policisë:
Durrës Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe më pas u vetëplagos me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 55-vjeçari. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, mjeti prerës (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës.
Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më pas ka kërcënuar edhe vajzën e tij, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ka lajmëruar Policinë.
Shtetasi A.V., pas konfliktit me bashkëshorten, është vetëdëmtuar me një mjet prerës në pjesën e qafës. Ai ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, pa probleme serioze për shëndetin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.














