Dhunohet avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i Metës përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani ka rënë pre e një sulmi mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se persona ende të pa identifikuar e kanë dhunuar brutalisht.

Cakrani është goditur në një pikë karburanti pas një konflikti të çastit me disa persona të tjerë.

Sipas informacioneve më të fundit, Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë.

Burime bëjnë me dije se avokati është konfliktuar me disa persona në një pikë karburanti, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se është goditur në fytyrë me derën e një automjeti, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Ndërkohë, dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende nën hetim.