Dh*unimi i nuses nga vjehrra në Devoll, flet bashkëshorti i 63-vjeçares: Nusja është agresive, dh*unonte edhe fëmijët!

DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e dhunimit të një gruaje nga vjehrra e saj 63-vjeçare në fshatin Miras të Devollit. 63-vjeçarja u arrestua menjëherë pas ngjarjes ndërsa ajo dhunoi nusen e djalit.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, vjehrri i të resë ka folur në lidhje me ngjarjen ndërsa ka thënë se gruaja e tij nuk e ka dhunuar nusen. Sipas tij ato janë zënë me njëra-tjetrën ndërsa nuk ka qënë askush në shtëpi.

Ai theksoi se në momentin që është rikthyer në banesë gruaja e tij ishte në komisariat. Gjithashtu ai theksoi se çifti kishin vite të martuar dhe para ca kohësh deshën të ndaheshin por më pas u pajtuan. Sipas vjehrrit, nusja ishte agresive dhe kishte dhunuar tre fëmijët e saj dhe kishte goditur edhe djalin e tij.

“Janë zënë nuse e vjehrrë. Nuk ishim asnjë nga ne në shtëpi dhe nuk e di se si ka ndodhur sherri. Kur u ktheva nuk e gjeta gruan në shtëpi. Ishte në komisariat.

Kishin shumë vite të martuar, deshën të ndaheshin një herë por u pajtuan sërish. Kanë tre fëmijë.
Nusja është agresive, dhunonte edhe fëmijët, ka ndodhur që e goditur edhe bashkëshortin.
Mua vetëm më ka ofenduar”, tha ai.