Dhunë në familje dhe konflikte fizike në Elbasan, procedohen penalisht disa shtetas

Elbasan, 29 prill 2025 – Policia e Elbasanit ka referuar materialet në Prokurori për disa raste dhune në familje dhe konflikte fizike të ndodhura në qarqet Cërrik, Librazhd, Peqin dhe Elbasan.

Në Belsh, shtetasi E. Sh., 44 vjeç, është proceduar penalisht pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në Cërrik, shtetasit N. D., 43 vjeç, dhe T. J., 38 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Po ashtu, në Librazhd, shtetasja F. K., 56 vjeçe, ka goditur me grusht shtetasen V. H., për motive të dobëta, ndërsa në Peqin, shtetasi N. K., 33 vjeç, është proceduar për dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Në qytetin e Elbasanit, M. B., 58 vjeç, ka goditur me grushte shtetasin V. L., 82 vjeç, duke u përfshirë gjithashtu në një konflikt për arsye të dobëta.