Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës konvertimin e dënimit në shërbim prove.
1 vit burg kërkoi prokurori Dritan Nushi për Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharia, ndërsa për këtë të fundit 6 muaj burg, që të konvertohen në shërbim prove.
Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës pëe shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor.
Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska.
Në seancën e sotme kanë qenë të pranoshëm vetëm Elia me babanë, ndërkohë mungonte Princi Leka.
Kujtojmë se Princi Leka dhe Elia Zaharia u përfshinë në një konflikt të ashpër fizik, ku i pranishëm ishte dhe babai i aktores. Pamjet e sherrit mes tyre u filmuan dhe publikuan në mediat sociale nga njerëz pranë Princit Leka.
Përplasja ishte akti i fundit që çoi në ndarjen e tyre dhe nisjen e një lidhjeje të re të Princit Leka me fotografen Blerta Celibashi.