Disa ditë pasi dha dorëheqjen Ermir Çela ka marrë postin e drejtorit të gjimnazit që ai drejtonte para se të behej drejtor arsimi. Sot ai është shfaqur me stafin e gjimnazit Konstandin Kristoforidhi duke zëvëndësuar Shkëndi Xhyra. Kjo e fundit ka drejtuar prej dy vitesh tashmë këtë gjimnaz dhe gëzon respektin e mësuesve dhe nxënësve për përkushtimin dhe seriozitetin e saj në punë. Konstandin Kristoforidhi ka rreth 700 gjimnazistë dhe është një ndër gjimnazet me potencial dhe më të kërkuara në qytetin e Elbasanit. Ermir Çela është vlerësuar për seriozitetin e tij dhe ka marrë shumë mbështetje nga drejtues dhe mësues këto ditë pas dorëheqjes së tij si një vlerë e arsimit të Elbasanit.
Ja çfarë thuhet në profilin zyrtar të gjimnazit “Konstandin Kristoforidhi” ditën e sotme:
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë rikthimin e z. Ermir Çela në pozicionin e drejtorit të institucionit tonë arsimor. Gjithashtu, falenderojmë ish-drejtoren, znj. Shkëndi Xhyra për përkushtimin shembullor të saj këto dy vitet e fundit shkollore. Urojmë suksese të mëtejshme për të dy
