Detajet nga konflikti me armë i Vinzit të HellAlbaniaz , zhduket arma e krimit, plumbat thyen xhamat e hotelit

Arma me të cilën Ervin Selita tentoi të vriste pronarin e hotelit, Zeni Xhindi është zhdukur.

Ngjarja ndodhi në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, në Tiranë mesditën e 3 shkurtit, por vetëm sot u njoftua për mediet.

Burime bëjnë me dije se mesditën e 2 shkurti, Ervin Selita, anëtar i një grupi muzikor, të cilët njihen për precedent dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme, tentoi të vriste një nga pronarët e hotelit pas një konflikti që filloi në ambientet e jashtme.

Selita i cili shoqërohej nga një 30-vjeçare, fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit pasi nuk e lejoi të hynte pa i dhënë kartën e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me Xhindin.

Në dëshminë paraprake Ervin Selita është shprehur se në atë hotel shkonte shpesh dhe fakti që vajzës që ai shoqëronte i ishte kërkuar karta e identitetit e kishte irrituar. Ai ka pranuar se ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe nuk ishte i vetëdijshëm.