Detaje/ Pronat shkaku i krimit në familje në Tiranë

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Fresk. Mësohet se shkaku për vrasjen ka qenë disa prona që dy vëllezërit kishin në Bulqizë.

Vehap Cami ka shkuar fillimisht për kafe në banesën që Lulzim Cami rrinte me qira në këtë zonë dhe pas sherrin, ai ka nxjerr armën që e ka vrarë. Më pas me të njëjtën armë ka vrarë veten.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.