Pavlin Preka është 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri ditën e sotme rreth orës tre në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re në oborrin e banesës së viktimës, në rrethana ende të paqarta.
Policia thotë se një grup efektivësh ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
