Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i parandaluar mëngjesin e sotëm ndaj një personi në Berat.
Mësohet se Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora janë tre anëtarët e grupit kriminal që janë shpallur në kërkim pasi tentuan të kryenin atentatin, i cili dështoi pasi u zbulua nga policia.
Uniformat blu ishin nisur për arrestimin e tyre, por ata arritën të largoheshin, duek u arratisur në pyll.
Ndërkohë, policia kan joftuar në në banesën e Ermalë Gorës, pas kontrolleve u sekuestruan 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.
Komunikata e Policisë:
Parandalohet atentati ndaj një personi në Berat. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato të Komisariatit të Policisë Berat, morën informacion se po organizohej një vrasje ndaj një personi. Kështu, u ngritën pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.
Personat që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara. Policia ka gjetur mjetin, një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.
Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.
Në kërkim janë shpallur:
-H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë;
-A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë;
-E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Pas arrestimit, këta persona do të vihen në hetim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
