Dëshmia e blegtorit nga Belshi/ Ja si ujqërit më shfarosën të gjithë kopenë

Ujqerit po shfaqen kërcënues në Kajan të Belshit. Disa tufa me bagëti të imta janë shqyer nga egërsirat, ndërsa fermerët nuk mund të marrin ndihmë nga shteti, pasi bagëtitë nuk rezultojnë të siguruara. Ata dyshojne se ujqërit  janë hedhur qëllimisht nga një shoqatë për eksperiment. “Është shumë frikë se mos vjen ujku në fshat. Askush nuk na ndihmoi. Veterineri na tha që nuk përfitojmë pasi nuk i kemi të siguruaraUnë pata 12 dhe I hëngri  ujku. Si unë ka edhe fshatarë të tjerë”thotë banori në dëshminë e tij. Ndërkohë dëshmi të tjera thonë se ujqër e dhelpra janë shfaqur dendur në zonën e Dumresë duke shkaktuar dëme të mëdha të cilat nuk lehtësohen nga shteti.