Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka dalë nga ambjentet e SPAK, aty ku u paraqit mëngjesin e kësaj të marte.
Në dalje të Prokurorisë për gazetarët ai u shpreh se ishte në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për aferën e ECO parkut në Durrës. Sipas tij në kallëzimin e bërë tregohet se ECO Park është më keq se Tuneli i Llogarasë.
Ai nuk ka treguar më shumë detaje teksa është shprehur se dëshiron të ruajë sekretin e veprimeve hetimore.
“Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024. Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi. Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes”, është shprehur Bylykbashi.













