Denoncohen dy raste dhune fizike në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan nisën procedimin penal për dy shtetas:

G. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas 58 vjeç për motive të dobëta.

A. M., 53 vjeç, i dyshuari për të njëjtën vepër ndaj një shtetasi 45 vjeç, gjithashtu për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.