Shumë qytetarë kanë denoncuar gjatë këtyre ditëve faktin se qyteti I Elbasanit nuk po pastrohet. Koshat janë tejmbushur nga mbetjetet dhe situata është kthyer në shqetësim për qytetarët. Një ditë më parë në disa zona veç situatës së mbetjeve të papastruara janë zhdukur edhe koshat. Një qytetare ka denoncuar faktin që përve zhdukjes së koshave, mbetjet ishin hedhur në tokë.
Bashkia Elbasan në një reagim në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme ka sqaruar se ka nisur qysh mbrëmë zëvëndësimi I koshave të amortizuar me kosha të rinj.
Ndërkohë mësohet se kompania e re që ka fituar tenderin e pastrimit, e cila ende nuk ka marrë procesin në dorë, do të punësojë të gjithë punëtorët e pastrimit të mbetur të papunë nga zëvëndësimi I kompanisë së pastrimit.
Postimi:
Një problem evident për banorët e Bashkisë së Elbasanit ishin koshat e mbetjeve urbane të cilët ishin të amortizuar prej kohësh.
Prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit ka nisur procesi i zëvendësimit të tyre me kosha të rinj. Punë e cila po vijon edhe sot duke u koordinur nga strukturat e bashkisë.
Dua të sigurojmë qytetarët e Elbasanit se po bëjmë gjithçka në normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
