Dënim me vdekje për Çalamanin! Peticioni për Mateon spostohet në Elbasan, duhen 5 mijë firma

Të afërm të Mateos kanë mbërritur në mesditë në Elbasan për grumbullimin e firmave për dënimin me vdekje të autorit të krimit të tmerrshëm të regjistruar në Fier 4 ditë më parë.

Pasi filloi në Lushnje dhe Vlorë peticioni nga familjarët e Mateos është spostuar kështu edhe në qytetet e tjera. Në Elbasan firmosjen e peticionit mund ta bëni në trotuarin pranë kullës së klasë përballë Teatrit Skampa deri në orën 19,00.

Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë të rikthehet dënimi me vdekje dhe firmat e peticionit do t’ia dorëzojnë kryeministrit Rama. Qytetarët për të marrë pjesë në peticionin duhet të regjistrohen vetëm me një kartë identiteti.

Duhen rreth 5 mijë firma për të nisur një peticion pranë Kryeministrit dhe parlamentit me qëllim diskutimin e kësaj kërkese të pazakontë që erdhi si pasojë e një krimi makabër.