Dëmtohet tubacioni kryesor, Bashkia Cerrik 24 orë pa ujë të pijshëm

Banorët e qytetit të Cerrikut vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për më shumë se 24 orë të pa informuar në lidhje me çfarë ka ndodhur pasi sektori Ujësjellës-Kanalizim Cerrik nuk u jep asnjë informacion.

Të kontaktuar përgjegjës të Ujësjellës sh.a Elbasan deklaruan se kjo situatë vjen si pasojë e një dëmtimi të tubacionit kryesor. Nga informacionet e fundit konfirmojmë se ky problem është riparuar dhe po testohen tubacuionet, që të mbushen depot me ujë, me qëllim që furnizimi normal me ujë të pijshëm të rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur.