Dëmtohet busti i Ataturkut në Elbasan, një qytetar denoncon ngjarjen

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar në rrjetin e tij social Facebook një ngjarje jo të këndshme.

Qytetari ka pohuar se ditën e sotme, bustit të Mustafa Kemal Ataturk, në Parkun Rinia i mungon pllaka e mermerit.

Skulptura është ndërtuar nga artisti i njohur elbasanas, Vladimir Çaridha.

Vepra është vendosur në parkun Rinia më 19 mars 2023.

Nëpërmjet fotove të realizuara qytetari, tregon ndryshimin e bustit pas dëmtimit.