Gazeta Shqip ka siguruar ditën e sotme videon e rëndë të vdekjes së ndërtuesit 55-vjeçar Armando Meshau në Vlorë.
Nga pamjet shihet se dy personat e përfshirë në konflikti si Armand Meshau dhe Rei Meta fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetritn.
Pasi debati ka kaluar në tone të ashpra ka qenë Armand Meshau ai i cili ka goditur me një grusht Rei Metën.
Më pas 33-vjeçari, Meta i është kundërpërgjigjur duke e goditur rreth 3-4 herë me grushta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka pyetur dëshmitarë okularë të ngjarjes, por edhe të afërm të viktimës dhe autorit të ngjarjes. Hetimet janë përqendruar kryesisht për të vërtetuar dhe mbi ato që ka deklaruar 33-vjeçari Meta, nëse sherri nisi për shkak të një mosmarrëveshje për pronësinë e një apartamenti të një pallati të ndërtuar nga viktima. Autori është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti.
