Nga Entela Duka
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme jo vetëm në lëvizje por dhe stakimin e energjisë elektrike. Në dy bashkitë Librazhd dhe Prrenjas pas nisjes së dëborës mbetën pa energji elektrike 5251 abonentë. Më shumë se 24-orë në terren grupi operativ pavarësisht kushteve atmosferike punuan për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Cermenikës, Stëblevës, në krahinën e Mokrës, në Stravaj dhe në Xhyrë.
Nga 5251 abonentë të mbetur pa energji elektrike në orët e para të mëngjesit aktualisht janë pa energji edhe 230 abonentë për të cilët raportohet se po punohet pa ndërprerje.
Njoftimi i OSSH
❗️Reshjet e shumta të dëborës ❄️🌨️ kanë prekur territoret e bashkisë 📍Librazhd e Prrenjas.
Kolegët e grupit operativ Librazhd kanë qenë në terren pa pushim ditë e natë, pa u ndalur nga kushtet e vështira atmosferike. 🙏🏻
Është punuar për riparimin e defekteve ⚒️ në TU dhe TM dhe u rikthye energjia elektrike në zonën e Cermenikës, Stëblevës, në krahinën e Mokrës, në Stravaj dhe në Xhyrë.
Nga 5251 abonentë të mbetur pa energji elektrike ⚡️💡 në orët e para të mëngjesit aktualisht janë pa energji vetëm 230 abonentë ✅, për të cilët po punohet pa ndërprerje.
