Dallëndyshe Bici refuzon madatin e Arben Ahmetaj, ja kush e merr!

Ish-zv/kryeministri në arrati dhe i kërkuar nga SPAK, Arben Ahmetaj, ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën.

Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj.

Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës.

Burime thanë se drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici e ka refuzuar nuk do ta pranojë mandatin e deputetit.

Në këtë rast mandati i deputetit i kalon juristit, Plarent Ndreca. Ky i fundit në zgjedhjet parlamentare mori 4008 vota personale.