Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale

TIRANË- Ditën e sotme janë publikuar rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore. Maturantët në të gjithë vendin u testuan më 3 qershor në gjuhën e huaj.

Në këtë provim u testuan mbi 25 mijë maturantë në vend për njohuritë e tyre në gjuhën e huaj. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Sipas “portali studentor”, kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.

https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/