Dalin emrat/ Kush është polici i vrarë dhe autori i dyshuar i ngjarjes. Policia jep detaje

Një efektiv policie mbeti i vrarë sot në fshatin Baltëz

Ai është Novruz Cenalia, 28 vjeç, me origjinë nga Tropoja.

Mësohet se Cenalia ishte i veshur me uniformë dhe po shkonte të merrte shërbimin.

Burimet pohojnë se autroi i dyshuar është Asllan Mernica.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.