Drafti i Kodit të ri Penal ka ngjallur reagime të shumta kritikuese.
Sot atë e kundërshtoi me shumë argumente Prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela, i cili theksoi se ajo që kemi më shumë problem janë praktikat e procedurës penale sesa me vetë Kodin Penal.
“Rrit potencialin e kriminalizimit të individit”, kryeprokurori Çela kundër Kodit të ri Penal: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë
Çela theksoi gjithashtu se fryma e draftit të kodit të ri penal ka një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri, duke zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme.
Në draftin e Kodit të Ri Penal fjala ‘burg’ haset në shumë nene.
Dhe si shembull për këtë është dhe neni 424 për kontrollin teknik të mjeteve.
Në nenin e draftit të Kodit të Ri Penal thuhet se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike apo në kundërshtim me ligjin do të konsiderohet kundërvajtje penale që dënohet me gjobë deri në dy vite burg.
