Ç’po ndodh në SPAK? Gazetari Sokol Balla dy orë para prokurorëve

Këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme gazetari dhe moderatori Sokol Balla.

Teksa nuk është e qartë arsyeja e thirrjes së tij, mësohet se Balla ka qëndruar për afro dy orë ku ka dhënë dëshmi.

Nga pamjet duket se Sokol Balla ka dalë tejet i shqetësuar nga zyra e prokurorëve të posaçme, ku u pa i hutuar dhe në një moment ngatërroi derën për të dalë.

Ndoshta qëllimi i tij ishte të shmangte gazetarët të cilët edhe pse i drejtuan pyetje për të mësuar pse ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme, nuk morën përgjigje, teksa pritet të ketë dhe një njoftim për mediat nga ana e SPAK-ut.