Çmimi i FIFA-s/ Pep Guardiola shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit 2023’

FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimin “Trajneri më i mirë i vitit” e ka fituar Pep Guardiola.

Spanjolli e rrëmbeu këtë çmim pas arritjeve të tij me Manchester Cityn vitin e kaluar, duke udhëhequr klubin anglez drejt tripletës historike.

Manchester City, fitoi Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Guardiola në garën për këtë çmim mposhti dy italianët, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalleti.