‘Çmenden’ burrat në Elbasan dhe Librazhd. Ushtruan dh*unë ndaj bashkëshorteve një i arrestuar, dy në procedim

Tre raste dhune ndaj grave janë regjistruar 24 orët e fundit në Elbasan dhe Librazhd.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin T. Q., 47 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës”, Vjedhja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. 47-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit të kushërirës së saj ku i ka vjedhur sende personale.

Po këto struktura referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për V. C., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje’, njofton policia e Elbasanit.