Miss Shqipëria, konkursi më i madh i bukurisë Shqiptare, shënon vitin e 26-të organizimit të tij, ndërsa rrugëtimit po i vjen fundi.
Më 7 qershor madhështisë së kalasë së Peqinit do t’i bashkangjitet hijeshia e më të bukurave, ku për herë të parë do bëhet kurorëzimi i “Miss Shqipëria” për vitin 2024.
Peqini qytet i lashtë dhe një nga ikonat e historisë së Shqipërisë së mesmë mbart një mori monumentesh të cilat flasin shumë për qytetërimin antik dhe historinë e tij. Bukuroshet shqiptare vizituan së fundi këtë qytet, ku përveçse mësuan më shumë mbi vlerat dhe historinë, pozuan pranë monuemnteve historike pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Aktivitete të tilla synojnë të tërheqin vëmendjen e Ministrisë së Kulturës për të hedhur sytë nga monumentet historike të qytetit të Peqinit për të rivitalizuar Rrugën e Vjetër “Egnatia” si dhe Kalanë e qytetit.
