Çifti i turistëve përplasen me motor

POGRADEC- Një aksident i rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çërravë, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur një çift turistësh të huaj.

Bëhet me dije se të palgosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë shoqëruar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin e aksidentit.