Champions League/ Barcelona mposht Parisin në shtëpi, Atletico mund Dortmundin!

PARIS – Në mbërmjen e dytë të madhe të cerekfinaleve të Champions League Paris SG dhe Barcelona kanë dhuauar spektakël dhe nga 5 golat e shënuar janë katalanasit ata që buzëqeshën me fitoren 2-3.

Në Park de Prince, Rafinja zhbllokon ndeshjen në pjesën e parë në minutën e 37-të pavarësisht presingut dhe volumit të lojës që krijuan francezët, nuk ja dolën të ndryshonin dicka në ato 45 minuta. Me rifillimin e lojës befason Parisi dhe shumë shpejt Barcelona e sheh ti përmbyset takimi. Ishi i tyre Dembele barazpeshoi shifrat në 1-1 që në minutën e 48-të dhe 3 minuta më pas Vitinja çon në ekstazë Parkun e Princave.

Edhe pse larg Barcelonës së dikurshme, edhe kjo me Xavin në pankinë mbetet një ekip i fortë me sa duket për PSG-n. Në minutën e 62-të barazon në 2-2 ndeshjen ndërkohë që Kristensen nga zhvillimit e një goditjeje këndi i jepë avantazhin dhe fitoren, që i con katalanasit me një avantazh edhe pse minimal në ndeshjen e kthimit në barcelonë pas një jave.

Ndërkohë në Madrid Atletiko u duk se do ta kishte më të thjeshtë se sa një fitore me një gol diferencë 2-1 përballë Dortmundit. 45 minutat e para djemt e Simeones kalon në avantazh të dyfishtë, që në minutën e 4’, De Paul përfiton nga një gabim i mbrojtjes gjermane për të zhbllokuar ndeshjen. Ndërkohë në minutën e 32-të Lino shënon golin e dyfishimit të avantazhit pas asistit të Grizman.

Ndërkohë në pjesën e dytë reagojnë gjermanët dhe 10 minuta nga përfundimi zbusin humbjen dhe ngushtojnë diferenncën në 2-1 falë golit të Haller, duke lënë të hapur cështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit në Dortmund.