Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimin nga familjarët e Daniel Shimës, për zhdukjen e tij pa gjurmë ditën e sotme në Tiranë.
Kallëzimi në Komisariatin Nr.1 të Tiranës është bërë nga nëna e 34-vjeçarit Daniel Shima, pasi ky i fundit u kishte dërguar një mesazh se “po e arrestonin”. Por pas verifikimeve ka rezultuar se ndaj tij nuk kishte asnjë urdhër ndalimi.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njofton Policia e Tiranës.













