“Çfarë të ka ndodhur te syri?”/ Olta Gixhari e zbulon për herë të parë: O qorre…

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me 535 mijë ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”. Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2” nuk ka ngurruar që t’u përgjigjej.

Madje ajo ka vendosur t’i japë fund pyetjeve të shumta që ka marrë kohët e fundit nga ndjekësit në rrjete sociale për ndryshimin në syrin e saj.

“Çfarë të ka ndodhur te syri?”, ishte një nga pyetjet e fansave të saj dhe Gixhari vendosi të përgjigjej hapur. Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç është aluduar në rrjet.

Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë aluduar disa.

“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani”, ka shkruar Olta në postimin e saj në “Instastory”.

Me këtë reagim, aktorja e njohur ka bërë të qartë se ndodhet në një moment delikat dhe kërkon privatësi lidhur me situatën e saj shëndetësore.