Çfarë ndodhi gjatë natën në Tiranë, shuhet zjarri në fabrikën e bojërave, shkaku ende mister

TIRANË- Një fabrikë bojërash (Deutsch Color) ka marrë flakë mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës. Zjarri nisi rreth orës 22:30 dhe ka vazhduar gjithë natën, ku autoritetet zjarrfikëse vetëm në orët e para të mëngjesit, arritën që ta shuanin.

Shkak për zjarrin ende nuk dihet se cili është. Zjarri fillimisht ra në një prej magazinave të fabrikës, duke shkaktuar dëme të pa llogaritshme në materiale. Por që fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar nga zjarri.

Në momentinq ë flakët u bënë të pakontrollueshme, Ministria e Brendshme u bëri thirrje drejtuesve të makinave që të shmangin aksin Durrës-Tiranë. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së zjarrit, po punohet për pastrimin e ambienteve si dhe hetimin për zbulimin e shkakut të zjarrit.