Çështja ‘Gërdeci’/ Mbahet sot seanca gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Mediun

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu sa i takon çështjes ‘Gërdeci’.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00.

Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008