Cërrik/ Veprime të turpshme ndaj të miturës, procedohet penalisht 61-vjeçari

Cërrik, 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori, duke çuar në nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit I. M., 61 vjeç. Ai dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 15-vjeçareje.

Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 61-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Hetimet mbi rastin vijojnë.