Cërrik/ Ushtroi dhunë ndaj të miturës, 19-vjeçari shpallet në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. K., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.