Në vijim të njoftimit të datës 29.10.2025, lidhur me largimin nga banesa të shtetases M. M., 46 vjeçe, banuese në Cërrik, Policia e Elbasanit bën me dije se ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Strukturat e Policisë shprehin falënderime për bashkëpunimin e qytetarëve dhe theksojnë se vijojnë punën për garantimin e sigurisë dhe rendit publik.













