Cërrik/Denoncohet largimi nga banesa i një 36-vjeçareje

Në Komisariatin e Policisë Cërrik është bërë një kallëzim për largim nga banesa. Një shtetas ka njoftuar autoritetet se bashkëshortja e tij është larguar dhe nuk është kthyer më në banesë.

Sipas kallëzimit, shtetasi B. R., 43 vjeç, ka deklaruar se më datë 03.01.2026 është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. R., 36 vjeçe. Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.