Çahet argjinatura e Semanit/ Dëme në toka bujqësore dhe banesa në disa fshatra të Fierit

FIER- Çarja e argjinaturës dhe prurjet e shumta të lumit Semannë ka bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Mësohet se gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve. Ndërkohë, në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë