Cepele, i cili ishte banori i vetëm i shtëpisë në momentin e kontrollit gjatë dëshmisë në polici tha se ishte shqiptar dhe kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 18 muaj më parë.
Sipas mediave të huaja, në dëshminë e tij, 30-vjeçari shqiptar ishte shprehur se arsyeja pse kishte vendosur të pranonte këtë punë ilegale ishte se kishte për të paguar paratë e marra borxh për të paguar kamionin, më të cilin kishte shkuar në Britani.
