Breshër i pazakontë zbardh këtë zonë të Elbasanit/Kujdes kur lëvizni!

Një sasi e madhe breshëri ka rënë në Shtërrmen dhe në Gostimë duke zbardhur zonën dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve drejt Gramshit dhe zonave të tjera. Një faqe e njohur Gramshi Qytet Turistik publikon foto dhe bën apel për kujdes:
Te gjithe drejtuesit e automjeteve qe jane duke udhëtuar tani naten,duhet te kene kujdes ne rruge. Per shkak te kushteve atmosferike qe ndryshuan sot menjëherë,ne Shtermen dhe ne zonën e Gostimes ka rene Bresher me intensitet mjaft te lart dhe mundesia per te bere aksidente eshte e shtuar (Larg qofte)
Ecni ngadale dhe te sigurte!
Uroj te jeni mire!