Një tjetër skandal është denoncuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili deklaroi se shtatorja e Adem Jasharit në restorantin në Elbasan ku po mbahet darka zyrtare me udhëheqësit e nismës së Ballkanit të Hapur është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç.
“Tani sa po më njoftojnë se shtatorja e Adem Jasharit në Elbasan është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç”, tha Boçi në emisionin Politiko.
Boçi tha se informacioni duhet verifikuar, ndërsa deputeti tjetër, Arbi Agalliu tha se nëse kjo është e vërtetë është skandal.
